×
  • Lajme
  • Rajon

    Pasnesër vjen për vizitë zyrtare në Kosovë presidenti i Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 21:17

    Më 15 dhjetor në Kosovë pritet të qëndroj për një vizitë zyrtare, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

    Burime të Indeksonline bëjnë me dije se vizita e presidentit maqedonas tanimë është konfirmuar dhe ai pritet të ketë takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderë tjerë institucional.

    Kujtojmë se më 12 maj 2019, me dhënien e deklaratës solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e mori edhe zyrtarisht funksionin e Presidentit të shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!