×
  • Lajme
  • Rajon

    Pendarovski: BE-ja i ka harruar Kosovën dhe Bosnjën

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 14:56

    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

    “Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë absolutisht vende të harruara, absolutisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave. Dhe çfarë lloj entuziazmi ju dëshironi në atë popullatë, të jetë për Bashkimin Evropian,” pyeti Pendarovski, transmeton Klankosova.

    Duke folur për rrugën e deritanishme evropiane të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha se nuk është i kënaqur duke pasur parasysh se negociatat për anëtarësim po fillojnë pas 17 vitesh pritje me status të kandidatit.

    “Ne praktikisht u harruam nga BE-ja dhe me një sërë shantazhesh ndërkohë, falë Zotit arritëm disi të bënim një lloj kompromisi me Republikën e Bullgarisë, me ndihmën e presidencës franceze dhe filluam negociatat. Nëse shikoni prapa, nga viti 2005 jemi me statusin e kandidatit dhe tek tani fillojmë negociatat, askush nuk mund të thotë se jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim”, tha ai në një intervistë për Anadolu Agency.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!