Derisa në kuvendin e Malit të Zi po diskutohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviqit, ky i fundit doli me një deklaratë ku tha se DPS’së dhe inciuesve të mosbesimit po u pengon “fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar].”
Ndaj kësaj deklarate të Abazoviqit ka reaguar Adnan Strikoviç nga Partia Socialdemokrate e Malit të Zi.
Ky tha se kjo deklaratë po i ngarkon ata me urrejtje nacionale derisa kërkoi nga Abazoviq që ta tërheqë deklaratën, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Deklarata e juaj sot me goditi si qenie njerëzore, sepse na ngarkove me urrejtje nacionale, dhe se unë qenkam bashkuar në atë urrejtje. Për mua, si boshnjak, si mysliman, të paramendoni se i urrej shqiptarët, mendoj se është përtej nivelit tim. Kjo meriton që t’ju leksionin dhe të kërkoni falje. Ju lutem dilni dhe tërhiqeni atë deklaratë”, tha Stirkoviç. /Reporteri.net/.
https://reporteri.net/lajme/live-nis-seanca-per-rrezimin-e-qeverise-abazovic-ju-pengon-fakti-se-jam-shqiptar-deputeti-i-sdp-se-kerkoni-falje-per-deklaraten-jam-mysliman-e-boshnjak-se-urrej-aske-ne-baza-naciona/