×
  • Lajme
  • Rajon

    Arrestohet kryepolici në Bllacë, iu merrte para udhëtarëve shqiptarë që hynin

    Reporteri
    13 Prill 2022 | 8:47

    Zëvendësministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, ka konfirmuar për TV21 se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut.

    “Menjëherë pas marrjes së lajmit, kontrolli i brendshëm e ka arrestuar”, konfirmoi zëvendësministri.

    Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-së dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

    Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!