Dhënësi i veturës, Branko Gogiq, një bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Partisë Social Demokrate të Serbisë Rasim Ljajiq, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të rëndë ku është përfshirë.
Vetë Ljajiq, ka marrë lëndime të rënda këtë mëngjes, afër vendit të quajtur Razanj në Serbi, ka raportuar Tanjug. Në këtë aksident trafiku, Gogiq që i jepte një veture “Skoda” ka vdekur në vendngjare, transmeton Gazeta Express.
Ndërkaq, Ljajiq është transportuar në Spitalin e Nishit, ku po merr tretman mjekësor.
Mediat serbe raportojnë se ai ka marrë lëndime serioze në gjoks, por ai është stabil, i vetëdijshëm dhe lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.