Makina e kryetarit të Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç është sulmuar mbrëmjen e së enjtes në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.
Incidenti ka ndodhur para hyrjes së ndërtesës së aeroportit. Siç raportojnë mediat serbe, persona të panjohur i kanë thyer makinën opozitarit Jovanoviç dhe e kanë fyer atë.
Mësohet se opozitari serb po priste në aeroport disa miq që vinin nga shtetet perëndimore dhe e kishte parkuar makinën në krahun e ndalimit para hyrjes së ndërtesës së aeroportit.
Kur është kthyer ka gjetur në tokë pjesë të thyera të makinës ndërsa një grup të rinjsh filluan ta fyenin rëndë,çka shkaktoi edhe një konflikt verbal.
Politikani serb është bërë objekt i sulmeve të tilla edhe më parë lidhur me qëndrimet e tij, përfshirë mbështetjen e tij publike për pavarësinë e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.