×
  • Lajme
  • Rajon

    Presidenti i Kroacisë anulon vizitën në Bosnje shkaku i sigurisë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 10:52

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij të planifikuar për sot në Bosnje e Hercegovinë shkaku i sigurisë ka njoftuar zyra e tij. Milanoviq kishte planifikuar vizitën në Luginën Lashva për 28 vjetorin e kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”.

    Vendimi për anulim është bazuar në vlerësimin e sigurisë thuhet në njoftim.

    Lexo Edhe:
    “Vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në vlerësimin e sigurisë të institucioneve kompetente të Republikës së Kroacisë” thuhet në deklaratë pa detaje të tjera, shkruan Klix.ba, transmeton Gazeta Express.

    “Presidenti Milanoviq shpreh keqardhjen që nuk do të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lashvës dhe shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen e madhe për organizatorët e përkujtimit për ruajtjen e kujtimit të kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”. Srebrena”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!