Sot pritet të votohet në Parlamentin e Malit të Zi rrëzimi i kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Qeveria e Malit të Zi është në prag të rrëzimit pas mosmarrëveshjeve të koalicionit qeveritar të krijuar nga partitë opozitare që përmbysën qeverinë e Milo Gjukanoviqit pas 30 vitesh pushtet.
Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç, ka paralajmëruar protestë para kuvendit. Kryetari i partisë “Unioni Demokratik Shqiptar” në Mal të Zi tha në Euronews Albania se mund të ketë edhe përplasje.
“Dy partitë shqiptare do kenë dy ministri në qeverinë e re kalimtare. Qeveria teknike do ketë mandat një vit për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh ai.
Kriza e pushtetit për shkak të mosmarrëveshjeve partiake, midis Kuvendit dhe Qeverisë, e po ashtu edhe brenda vetë Qeverisë, ka rezultuar me kërkesat për shkarkimin e të gjithë këtyre udhëheqësve në Mal të Zi.
Abazoviç kërkon shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiç. Kryeministri Krivokapiq kërkon shkarkimin e Abazoviqit. Opozita kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiq.
Një ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi nuk votoi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq. Shumica e deputetëve nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.