×
  • Lajme
  • Rajon

    Qytetari austriak nuk lejohet të hyj në Serbi për shkak të kritikave të tij ndaj Vuçiqit

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 13:56

    Gunther Fehlinger, i cili ka punuar si konsulent për zhvillim në shtetet e Ballkanit Perëndimor ka reaguar ndaj ndalimit që po i bëhet atij që të hyj në Serbi.

    Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se meqë po i ndalohet hyrja në Serbi vetëm për shkak se ai kritikon politikat pro-ruse të Serbisë, tregon se kjo e fundit nuk është e gatshme që të jetë pjesë e Bashkimi Evropian.

    “Nëse nuk më lejoni të hyj në Serbi, Aleksander Vuçiq, si qytetar i BE-së dhe austriak vetëm për shkak se unë kritikoj politikën tuaj pro-ruse dhe mungesën tuaj të frymës evropiane për paqen, kupton që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani” ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!