×
  • Lajme
  • -->
    Rajon

    Radikali Vojisllav Sheshel mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 22:53

    Partia e presidentit Vuçiq (SNS), sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate, SPS i Ivica Daçiqit 32 mandate, duke e siguar kështu shumicën e nevojshme në Kuvendin e Servisë.

    Partia e radikalit Vojisllav Sheshel dhe e ish-presidentit Boris Tadiq kanë mbetur jashtë Parlamentit të Serbisë.

    Në anën tjetër, shqiptarët kane fituar vetëm një mandat, konkretisht Shaip Kamberi, përderisa ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dështuar keq në këto zgjedhje.

    Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Luginës këtë herë kanë dy deputetë më pak në Parlamentin e Serbisë.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!