×
  • Lajme
  • Rajon / Temperaturat e larta

    Rrëzohet avioni ‘Canadair’ teksa po shuante zjarret në Greqi, vdesin dy pilotët

    Reporteri
    25 Korrik 2023 | 15:39

    Një avion ujë-lëshues ‘Canadair’ është rrëzuar në Karisto në Greqi teksa po shuante zjarret.

    Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm përparojnë. Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend, ndërsa mendohet se mund të jenë më shumë se dy.

    Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në Zjarrfikëset në zonën e Platanistos.

    Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në pamjet e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!