×
  • Lajme
  • Rajon

    Schmidt për BBC-në: S’ka shpërbërje paqësore të Bosnjës, ndërkombëtarët s’duan situatë si në vitet e 90’ta

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 11:09

    Schmidt thotë se Dodik ishte fajtori kryesor për situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i shikojë me sy të mirë lëvizjet e tij që çojnë në destabilizimin e shtetit.

    Ditët e fundit mediat botërore shkruajnë dhe flasin gjithnjë e më shumë për Bosnje-Hercegovinën dhe situatën e tensionuar politike, raporton Avaz.

    Anëtari serb i Presidencës së BeH, Milorad Dodik, Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt dhe baronesha Arminka Helic folën për BBC Radio fundjavën e kaluar.

    Schmidt tha se Dodik është fajtori kryesor për situatën aktuale në BeH dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i shikonte me sy të mirë lëvizjet e tij që çojnë në destabilizimin e shtetit.

    “Njoftimi i anëtarit të Presidencës, Milorad Dodik, se do të flasë për shpërbërjen paqësore të vendit, siç ka filluar ta shpallë tani, për ta shpërbërë ushtrinë dhe për ta pasur ushtrinë e vjetër të Republikës Srpska. Mendoj se është koha për ta bërë të qartë se komuniteti ndërkombëtar nuk është i detyruar në asnjë mënyrë, për të hyrë në situatat në të cilat prej të cilave sapo dolëm në vitet 1990. Nuk ka shpërbërje paqësore”, tha Schmidt.

    I pyetur nga gazetarët e BBC-së se si Përfaqësuesi i Lartë i mëparshëm Valentin Inzko hezitonte t’i përdorte kompetencat që kishte në dispozicion, Schmidt dha një përgjigje të qartë.

    “Unë i kam një sirtar dhe një kontratë e mirë qëndron në atë sirtar. Nëse vijnë sfidat, duhet të ketë mirëkuptim se ato ndoshta janë pjesë e zgjidhjes”, tha Schmidt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!