Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 19 korrik në Beograd.
Vizitën e kancelarit gjerman e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit.
Gazeta serbe Danas ka raportuar se fokusi do të jetë në çështjet e politikave ndërshtetërore, si dhe ato ndërkombëtare dhe evropiane.
Të dy liderët pritet të marrin pjesë më pas edhe në “Samitin e lëndëve të para të rëndësishme”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Si pjesë e samitit, Danas raporton se do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi midis Serbisë dhe Komisionit të BE-së për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.
Më pas, rreth orës 10:50 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp për kancelarin Scholz dhe presidentin serb Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.