×
  • Lajme
  • Rajon

    Serbia heq taksat e naftës së importuar

    Reporteri
    09 Mars 2022 | 15:45

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se Qeveria e Serbisë ka hequr taksat doganore për importet e naftës, transmeton Reporteri.net.

    Vuçiqi tha se Serbia do të përballet me probleme serioze nëse Bashkimi Evropian ndalon importin e karburanteve nga Rusia.

    “Ne jemi duke u përballur me një problem nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha karburanteve, sepse nuk kemi nga ta marrim. Nafta dhe gazi nuk do të bien në prehrin tonë”, tha ai, përcjell N1.

    Vuçiqi tha se Industria Serbe e Naftës (NIS) po kërkon nga vendet e treta për naftë.

    Sot, po ashtu, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit.

    “Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq të martën.

    Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!