Partia e presidentit Vuçiq (SNS), sipas rezultateve preliminare, ka fituar 122 mandate, SPS i Ivica Daçiqit 32 mandate, duke e siguar kështu shumicën e nevojshme në Kuvendin e Servisë.
Në anën tjetër, shqiptarët kane fituar vetëm një mandat, konkretisht Shaip Kamberi, përderisa ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dështuar keq në këto zgjedhje. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, shqiptarët e Luginës këtë herë kanë dy deputetë më pak në Parlamentin e Serbisë.
Përndryshe, partia e radikalit Vojisllav Sheshel dhe e ish-presidentit Boris Tadiq kanë mbetur jashtë Parlamentit të Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.