Një i ri i cili mbeti i plagosur rëndë nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ka ndërruar jetë pas katër muajsh e 20 ditësh luftë për jetën, duke u bërë viktima e 16-të e kësaj tragjedie që ka bërë që studentë dhe qytetarë në Serbi të protestojnë prej muajsh.
Fjala është për Vukashin Crnçeviqin, 18-vjeçarin e diplomuar në gjimnaz, i cili më 27 janar u transferua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) nga Qendra Klinike Universitare e Vojvodinës, ku gjendja e tij ishte kritike, por stabile.
Të riun sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit studentë dhe profesorë të Shkollës Ekonomike “Svetozar Miletic” në të cilën ai ka ndjekur, si dhe qytetarë të shumtë të Novi Sadit.
Një flamur i zi u shfaq në ndërtesën e shkollës dhe rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi.
Në shenjë kujtimi, sot në disa lokacione të qytetit u mbajtën 16 minuta heshtje – një minutë për çdo viktimë të humbur të aksidentit tragjik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.