×
  • Lajme
  • Rajon

    Sherr familjar, 29-vjeçari vret vjehrrin e tij 80-vjeçar në Greqi

    Reporteri
    11 Gusht 2022 | 19:30

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi, ku dhëndri ka qëlluar 4 herë me çifte vjehrrin e tij duke e lënë të vdekur në vend.

    Ngjarja ka ndodhur pas zënkave që 29-vjeçari ka patur me bashkëshorten e tij.

    80-vjeçari pasi është telefonuar nga e bija ka shkuar në shtëpinë e dhëndrit për të marrë vajzën e tij, por i riu e ka ndjekur nga pas dhe e ka qëlluar me çifte dhe më pas është arratisur në mal.

    Ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e tij si në prefekturën e Artës ashtu edhe në zonat përreth. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!