Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit është bërë një defekt, përkatësisht zjarri në afërsi të nënstacionit në Pintija.
Pjesa më e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike. Vendbanimet Aerodrom, Novo Lisice, Vodno, Kisella Voda, Qendër, Katlanovë, Kozle, Taftalixhe janë vetëm disa nga vendet që kanë mbetur pa energji elektrike.
“Nuk ka pasur rrymë për shkak të shpërthimit të rrjetit të tensionit të lartë të MEPSO-s, për të cilin nuk kemi informacion të plotë se çfarë ka ndodhur, por ekipet tona janë gjithmonë në dispozicion dhe në shërbim të MEPSO-së që Shkupi të kyçet nën rrymë “, thonë nga EVN-ja./Tetova Sot
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.