Një i burgosur shqiptar që vuan dënimin me 6 vite, për trafik droge, në burgun e Izidrovës në Maqedoninë e Veriut, përmes një videomesazhi, denoncon disa shkelje, sipas tij, nga autoritetet vendimmarrëse atje.
Së pari, i riu nga Pogradeci flet për mungesën e kushteve, por përmend edhe rreziku për jetën. Por mesa duket fakti i të qenit shqiptar përbën problem të madh në këtë burg.
Burgu i Idrizovës në Maqedoninë e Veriut është një prej institucioneve më famëkeqe të vuajtjes së dënimit në të gjithë Ballkanin Perëndimore madje pranuar kjo edhe nga kryeministri Zoran Zaev. Në vitin 2017 ai vizitoi ambientet e këtij burgu dhe u shpreh se i vinte turp që ishte kryeministër i një vendi ku burgjet janë jashtë të gjitha standardeve të humanizmit.
Mungesa e ujit është bërë shkak për greva të herëpashershme atje, ndërsa atje vuajnë dënimin edhe disa shqiptarë që morën pjesë në ngjarjet e Kumanovës, në vitin 2015, ku gjatë përplasjes së këtij grupi me policinë dhe ushtrinë, humbën jetën 22 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.