“Majanje u Nis” është ngjarja kryesore sot në Serbi, ku po vazhdojnë protestat kundër presidentit, Aleksandar Vuçiq.
Studentët nga Kosova, disa me vetura private dhe disa në mënyrë të organizuar janë nisur për të mbështetur protestën e “Studentit të Ediktit” në Nis.
Protestës 18-orëshe të filluar në Kragujevc do t’i bashkohen edhe studentët e Universiteti paralel të Prishtinës dhe qytetarët nga Veriu i Kosovës.
Ata thonë se do të luftojnë deri në fund, duke u shprehur se shpresa po rilind.
Qytetarët thonë se studentët nga Kosova nuk duhet të heshtin dhe se duhet të tregojnë solidaritet dhe dashuri, siç bëjnë studentët e Serbisë.
Ndryshe, tash e javë po protestohet anembanë shtetit serb pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.