×
  • Lajme
  • Rajon

    Sulmi ku vdiqën 11 persona, Abazoviç: Një tragjedi e tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 19:54
    Dritan Abazoviq

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi. Mësohet se një burrë qëlloi për vdekje 11 persona, ku mes të vdekurve pati edhe fëmijë.

    Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi, derisa tha se një sulm i tillë në Mal të Zi nuk mbahet mend.

    “Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi të jenë pranë familjeve të viktimave të pafajshme, të afërmve, miqve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit të Cetinjës”, ka shkruar Abazoviç në Telegram. /Reporteri.net/.

    Tragjedi në Mal të Zi, mbi 10 të vrarë, eleminohet edhe sulmuesi

    Detaje mbi tragjedinë në Mal të Zi, mësohet arsyeja e sulmit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!