×
  • Lajme
  • Rajon

    Turqia dorëzon kërkesën zyrtare për ndryshimin e emrit

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 13:52

    Turqia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për të ndryshuar emrin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Njoftimi ka ardhur nga ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu. “Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”, thuhet në njoftimin e Çavuşoğlu.

    Qeveria e Ankarasë ka nisur një fushatë reklamimi për emrin e ri, e cila ka përfshirë 30 milionë njerëz. Edhe produktet që prodhohen në këtë shtet do të kenë mbishkrimin me emrin e ri. Procesi për ndryshimin e emërtimit jashtë Turqisë nisi vitin e kaluar, me presidentin Erdogan që tha se kjo bëhet për të “përfaqësuar dhe shprehur kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!