×
  • Lajme
  • -->
    Rajon

    U fut në listë të zezë të ShBA-së, Vuçiq: Nuk kam parë të jetë gjetur kokainë në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    12 Korrik 2023 | 10:04

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

    Vuçiq ka ironizuar duke thënë se nuk ka parë që në zyrën e Vulinit të jetë gjetur kokainë, por kjo ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, referuar disa raportimeve të ditëve të fundit.

    Vuçiq thonë se sanksionet ndaj Vulinit vijnë për shkak tëë lidhjeve të tij me Rusinë.

    Vuçiq tha se “është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim” ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin, por nuk tregoi nëse do të shkarkohet nga pozita e tij.

    “Nuk kam parë që është gjetur kokainë në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se është shumë e rëndësishme, të bëhet një hetim, sepse mendoj se është një artikull i përgjithshëm që e përdorin për të shkruar diçka.

    Keni harruar të përmendni Rusinë. Sanksionet kundër Vulin nuk u vendosën për shkak të krimit të tij, por për shkak të marrëdhënies së tij me Federatën Ruse. Nesër do të flas tërësisht për të gjitha këto”, tha Vuçiq. /Reporteri.net/

    ShBA sanksionon shefin e BIA-s serbe, Aleksandar Vulin

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!