×
  • Lajme
  • Rajon / Aktuale

    “U keqpërdor”, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut deklarohet për vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë

    Reporteri
    17 Gusht 2023 | 18:37

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka folur rreth vizitës në Çair dhe Tetovë, të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

    Ai tha se Albin Kurti u keqpërdor nga dy kryetarët, Visar Ganiu dhe Bilal Kasami, për qëllimet e tyre të politikës ditore.

    Kovaçevski foli edhe rreth valëvitjes së flamurit “Autochthonous”, të cilën e quajti skandal.

    “Pas diskutimit të hapur, i patë deklaratat, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këtu filluan të flasin për shtete të mëdha. Këtu janë dy vende që janë pjesë e aleancës më të madhe të NATO-s. Në Ballkan, nocionet arkaike nga koha e nacional-romantizmit, për shtetet e mëdha, i përkasin së shkuarës. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë dhe këtë do t’ju thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe një politikan tjetër i atij rangu”, tha ai. /Alsat-M

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!