Është vandalizuar varri u të ndjerit, Hamo Mic Pjetri në varrezat e Gucisë. Kjo meqë varri mbante mbishkrim shqip, kështu ka shkruar Pete Himle Pjetri
Ai thotë se dëmtimi i varrit është bërë qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm.
“Në këtë akt të shëmtuar janë dëmtuar monumenti mbivarror i të ndjerit ku me ngjyrë të zezë është ngjyrosur teksti i epitafit në gjuhën shqipe si dhe janë ngjyrosur dhe dëmtuar simbolet kombëtare shqiptare. Zt Pjetri botërisht ka deklaruar rrënjët e tij të origjinës shqiptare, që dëshmohet edhe me varrin e gurin e varrit te babit të tij. Siç na deklaroj për portalin tonë zt Pjetri, se babi i tij ishte i burgosur politik për rreth 20 vite në Jugosllavinë titiste, ishte amanet i babës që në pllakën e varrit të tij shkruhet vetëm shqip me shqiponjën dykrenare. Përgjegjësia për këtë akt makabër bie në të gjithë ata që heshtin dhe nuk e dënojnë këtë veprim të turpshëm qofshin individ apo institucione komunale e shtetërore .
Kutjojmë se kohë më parë nga monumenti mbi varrin e heroit mbarëshqiptar, Jakup Ferrit ne varrezat e Plaves, gjatë natës ishte hequr simboli i shkabës dykrenare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.