Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për Danijela Lazoviqin, e cila u raportua se dy ditë më parë është kapur nga ukrainasit pasi që bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin, transmeton Reporteri.net.
Në një postim të forcave ukrainase në Twitter, u tha se Lazoviq, e cila rregullisht ka shkuar në Kosovë, që nga vitit 2014 (koha e nisjes së pushtimit të Donbasit nga Rusia) është angazhuar si snajperiste atje.
❗️ ЗСУ взяли в полон снайперку "Багіру" з ОРДЛО, яка розстрілювала наших полонених у 2014 році. pic.twitter.com/lZJA7Nwn0T
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) March 25, 2022
Por, përkundër se lajmi u konfirmua nga vetë forcat ukrainase, Vuçiq vazhdon të mohojë se snajperistja famëkeqe serbe është arrestuar.
Vuçiq ka thënë se ajo ndodhet në burg në Serbi për trafik droge.
“Pyes veten nëse është në Zabela apo në Kramatorsk? Unë i thashë ta kontrolloni disa herë. Ajo është në burgun tonë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Lazoviq, e cila nga rusët njihej edhe me nofkën “Bagira”, në vitin 2020 ishte bërë lajm nga mediat ukrainase. Asokohe raportohej se identiteti i saj ishte vështirë të konfirmohej, pasi që paraqitjet në rrjetet sociale i bënte duke e fshehur fytyrën dhe se kurrë nuk fliste për jetën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.