“Ka një histeri të madhe kundër BE-së. Është shumë mirë. Por mos harroni se ne kemi para kryesisht falë BE-së,” tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.
“Gjashtëmbëdhjetë kryeministra folën drejtpërdrejt ose tërthorazi për nevojën për t’u lidhur me politikën e jashtme të BE-së. Nuk është e lehtë të dëgjosh. Por kjo nuk do të thotë se ne mund të shkojmë në ekstremin tjetër, ne kemi një mënyrë tjetër ose një alternativë të BE-së. Duhet të ketë një qasje racionale, pragmatike, në interes të qytetarëve”, tha Vuçiq.
Vuçiq foli edhe për pushimin e Ukrainës, derisa tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për Donbasin, bota kërcënohet nga siç tha ai “lufta më e keqe botërore”.
“Nuk thashë në Bruksel që nga fillimi i luftës në Ukrainë, për Serbinë janë bërë 2629 artikuj në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por për një luftë të mundshme në Ballkanin Perëndimor. Më besoni nëse nuk ka armëpushim pas Donbasit do të kemi një luftë më të tmerrshme botërore se që ka qenë Lufta e Dytë Botërore”, citon index.hr të ketë thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.