×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq krenohet se si nuk i ka dorëzuar në Hagë kriminelët serbë

    Reporteri
    06 Mars 2022 | 16:51

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë mbrëmë për një media serbe ka folur, si zakonisht, edhe për Kosovë, por në kontekstin negativ të lëshimeve që kanë bërë paraardhësit e tij politikë.

    Vuçiq i cili sot shpalli kandidaturën për një mandat të ri në krye të Serbisë, tha se opozita atje nuk ka asnjë ide të qartë “se si duhet zhvilluar shteti”.

    “Ne e dimë qartë se si do të punojnë në përmirësimin e imazhit të Serbisë. E dini, janë disa që na mbajnë leksione, por të njëjtin kanë qenë në pushtet për aq shumë vite. Po na thonë se në jemi qyqar, nuk kemi guxim. Këtë po e thonë ata që i kanë liruar nga burgjet 150 shqiptarë me vetëm një thirrje nga Brukseli, duke rrënuar sistemin tonë gjyqësor”, ka thënë ai

    Sipas tij, këtë po e thonë ata (opozita serbe) të cilët kur është shpallur Kosova e pavarur kanë ikur nga vendi, shkruan syri.

    “Po na kritikojë ata (opozita) që për një kilogram mish i dorëzuan serbët në Tribunalin e Hagës. Siç e shihni ne nuk e kemi dorëzuar asnjë, edhe pse patëm presion dhe gjithçka tjetër, sepse ne mundëm t’i mbronim interesat e Serbisë e jo që njerëzit tanë t’i dorëzojmë si të ishin mish i bluar, dikujt që sigurisht nuk e vendosi drejtësinë në mënyrë të drejtë. Po flasin ata që nuk e dinin as ku është Kosharja, për të cilën ne u dhamë emrat e rrugëve heronjve të asaj beteje”, ka thënë Vuçiq, duke folur edhe për kroatët dhe shënimin e përvjetorit të aksionit të njohur si “Oluja” (Orteku).

    Deklaratën e Vuçiqit për Tribunal të Hagës mund ta ndiqni nga minuta e 35-të e intervistës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!