×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq ndodhej në ambasadën e Rusisë kur 3 policët e Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe

    Reporteri
    14 Qershor 2023 | 15:33
    Fotografi ilustruese nga arkiva / Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Mediumi serb “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u kidnapuan tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, ndodhej në ambasadën e Rusisë në Beograd, përcjell gazeta online Reporteri.net.  

    Sipas këtij mediumi, kreu i shtetit serb po merrte pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada ruse në Serbi me rastin e Ditës së Rusisë, kur u njoftua me urgjencë për kidnapimin e policëve kosovarë, që Serbia po i konsideron si arrestim.

    Serbia dhe Rusia ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera mesa vete dhe të dyja janë kundërshtaret më të mëdha të shtetit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Pas marrjes së informacionit, raporton Nova.rs, presidenti serb Vuçiq u drejtua për në Presidencë.

    Sipas mediave serbe, të tre policët e kidnapuar ishin të armatosur me armë automatike dhe me pajisje të plota, GPS, harta dhe pajisje të tjera.

    Momenti i kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe

    Mediat serbe pretendojnë se rasti ndodhi brenda territorit të Serbisë. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues.

    “Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së”, ka njoftuar policia.

    3 policë kufitar të Kosovës kidnapohen nga maskat në veri

    Tutje kumtesa bën të ditur se “me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion”.

    Behet e ditur se në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

    Zona ku dyshohet se janë kidnapuar policët e Kosovës ndodhet rreth 300 metra brenda në territorin e Republikës së Kosovës.

    3 policët e Kosovës u kidnapuan rreth 300 metra brenda territorit të Kosovës, dalin pamjet e vendit ku ndodhi ngjarja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!