×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiq pas ftesës së Borrell për takim me Kurtin: Shkoj vetëm kur të bëhet Asociacioni

    Reporteri
    09 Shkurt 2023 | 15:04

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se do të shkojë në Bruksel vetëm kur të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

    Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pasi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se do të ftojë Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel për të diskutuar mbi planin evropian “së shpejti”, shkruan Reporteri.net.

    “Më thërrisni të vij si turist dhe nuk më intereson se kam qenë në Bruksel 200 herë. Nëse më thërrisni, më njoftoni se kanë dorëzuar Asociacionin, kur ta dorëzojnë, atëherë vij e flas për çdo gjë tjetër”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

    Ai po ashtu tha se deklarata e Kurtit se dhjetë komuna me shumicë serbe janë në pozitë të privilegjuar në krahasim me komunat tjera ku shqiptarët janë shumicë është “marrëzi dhe pafytyrësi”.

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar se së shpejti do të ftojë në takim Kurtin e Vuçiqin.

    “Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vinë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që definitivisht të shtyjmë përpara këtë propozim“, ka thënë Borrell.

    Duke folur për samitin e BE-së që të enjtën dhe të premtën zhvillohet në Bruksel, Borrell ka thënë se do të kërkojë nga liderët e vendeve anëtare që të japin një mbështetje të fuqishme në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi, dhe t’u kërkojnë që të punojnë seriozisht për këtë propozim, që është rruga e vetme për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Propozimi në tavolinë, Borrell paralajmëron takim Kurti-Vuçiq së shpejti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!