Sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) që pritet të hynin në fuqi sot, janë shtyrë për 30 ditë.
Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiq shkroi në Instagram këtë mëngjes se “Serbia ka marrë 30 ditë shtesë për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS).
Në postimin e tij, Vuçiq ka bashkangjitur një dokument të Departamentit të Thesarit të SHBA-së që e shpall vendimin.
Sanksionet kundër NIS-it duhej të hynin në fuqi mëngjesin e sotëm në orën 6:00.
Serbia ka kërkuar shtyrjen e sanksioneve për të paktën 90 ditë.
Washingtoni vendosi sanksione ndaj NIS më 10 janar të këtij viti për shkak të aksioneve të Gazprom Neft të Rusisë në kompani, me qëllim që të parandalojë Rusinë nga përdorimi i të ardhurave nga energjia për luftën në Ukrainë.
Dokumentet e publikuara në Bursën e Beogradit tregojnë se dje Gazprom Neft, një filial i Gazprom-it, ka reduktuar aksionet e pronësisë në NIS nga 50 në afërsisht 44.85 për qind. Në të njëjtën kohë, Gazprom rriti aksionet e tij në NIS nga 6.15 në 11.30 për qind.
NIS është gjithashtu në pronësi të shtetit të Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, dhe aksionet janë gjithashtu në pronësi të qytetarëve, punonjësve aktualë dhe të mëparshëm, si dhe aksionarëve të tjerë pakicë./Reporteri.net/