Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron për vizitë njëditore në Greqi, ku po merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandropoli.
Brukseli zyrtar thotë se ndërtimi i këtij terminali do të ndihmojë Bashkimin Evropian të zvogëlojë varësinë e tij nga gazi rus sa më shpejt të jetë e mundur.
Projekti do të sigurojë burime dhe rrugë të reja për furnizimin me gaz natyror dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit në Greqi, Bullgari dhe vende të tjera në rajonin e Evropës Juglindore, tha Këshilli Evropian.
Gjithashtu ky projekt pritet të nxisë bashkëpunim më të ngushtë në rajonin e Ballkanit në fushën e energjisë.
Presidenti serb, Vuçiq ka thënë se ndërtimi i një terminali të LNG-(Gazit të lëngshëm) është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.
Vuçiq tutje ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Greqi se ndërtimi i terminalit të LNG-së është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për të gjithë rajonin, për të gjithë Ballkanin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.