×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqi ‘sfidon’ Ramën: Ballkani i Hapur e ardhmja e rajonit

    Reporteri
    04 Gusht 2023 | 15:07

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thotë se projekti “Open Balkan” është e ardhmja e vendeve të rajonit.

    Gjatë një vizite në zonën e banuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë, Vuçiqi deklaroi se Serbia nuk është faktor destabiliteti në rajon, por një shtet që synon paqen.

    Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Open Balkan e ka kryer misionin e tij dhe shtoi se vendet e rajonit duhet të fokusohen në Procesin e Berlinit.

    Gjatë vizitës në bashkinë serbe të Bosnjës, Vuçiqi ka folur dhe për Kosovën dhe çështjen e marrëveshjes së Dejtonit.

    Ai tha se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnjës, Kushtetutën dhe marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1996 me komunitetin ndërkombëtar.

    Ndërsa deklaroi se nuk luan lojë të dyfishte ndaj boshnjakëve dhe as ndaj Kosovës.

    Në vizitën e tij, Vuçiqi shoqërohej nga kreu i serbëve të Bosnjës, Mirollad Dodik, person i shpallur “non-grata” nga SHBA-të.

    Presidenti serb nuk ka pranuar të flasë për shpalljen “non-grata” dhe sanksionet amerikane ndaj zyrtarëve serb, siç ishte rasti i kreut të shërbimit inteligjent Aleksandër Vulin. /Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!