×
  • Lajme
  • Rajon

    Vuçiqi-Stoltenbergut: Puna jonë është ku e vendosim ushtrinë, nuk pranojmë këtë lloj urdhri

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 12:42

    Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nuk e ndihmon situatën e përgjithshme të sigurisë, Vuçiqi është përgjigjur se “këtë lloj urdhri nuk mund ta pranojnë”.

    Siç raporton Danas, Vuçiq, tha se “ushtria serbe nuk i ka tejkaluar asnjëherë kompetencat e saj, “dhe se “ku e vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”.

    “Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj urdhri”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

    “Kur dikush flet në mënyrë të denjë, atëherë ne jemi gjithmonë në gjendje të themi – nuk ka nevojë për kaq shumë ushtarë këtu dhe atje. Por ne nuk marrim një urdhër të tillë nga askush, sepse Serbia është një vend ushtarakisht neutral dhe i tillë do të mbetet. Dihet se kush e drejton ushtrinë dhe kush komandon”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

    Vuçiq ka pretenduar se “incidentet në Zveçan ndodhën pas zgjedhjeve që u organizuan me tre për qind të pjesëmarrjes dhe shpallën sundimin legjitim të atyre kryetarëve”. Pastaj, siç tha ai, “serbët u rebeluan, ka pasur “disa” incidente”.

    Autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, tha  sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Beograd, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

    Ai thekson se “llogaritë në të gjitha palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi. Grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, shtoi Stoltenberg.

    “Akumulimi i forcave të ushtrisë serbe pranë vijës administrative nuk do të ndihmonte situatën, mirëpres dhe mbështes formimin e Asociacionit në Kosovë, do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve, i bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohu në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Stoltenberg.

    Stoltenberg shtoi se KFOR-i, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, po zbaton mandatin e tij dhe do të sigurojë një mjedis paqësor dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. /Reporteri.net/

    Stoltenberg para Vuçiqit: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbajnë përgjegjësi, grumbullimi i forcave serbe pranë kufirit me Kosovën nuk ndihmon

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!