×
  • Lajme
  • Rajon

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian thotë se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 12:02

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero -Hernandez, tha se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme, funksionale dhe të aftë.

    Këto komente ajo i bëri dy ditë pasi kryeministri Dritan Abazoviq u rrëzua nga pushteti.

    Sipas saj, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri e cila duhet të jetë në gjendje të zbatojë reformat në mënyrë që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.

    “Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të punojnë me përgjegjësi për të përmirësuar konsensusin në këtë drejtim, sepse koha e çmuar tashmë është humbur këtë vit”, tha Pisonero -Hernandez për RTCG-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!