×
  • Lajme
  • Rajon

    Zgjedhjet në Serbi: Ky është rezultati i shqiptarëve dhe i partive të tjera

    Reporteri
    04 Prill 2022 | 7:23

    Sipas rezultateve nga numërimi i më shumë se i dy të tretës së votave të zgjedhjeve parlamentare, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.1 për qind. Shumicën e votave i ka marrë partia e Vuçiqit.

    Në Serbi, sot është votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 qytete, përfshirë Beogradin.

    Sipas rezultateve nga numërimi i më shumë se i dy të tretës së votave të zgjedhjeve parlamentare, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, ndërsa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.1 për qind. Shumicën e votave i ka marrë partia e Vuçiqit.

    Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), janë numëruar 77,1 për qind e votave në Serbi. Partia Progresive Serbe, që e udhëheq presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar 43.1 për qind, ndërsa pas tyre është lista e Serbisë të Bashkuar për Fitore, me 13.2 për qind.

    Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 0.3 për qind, e Alternativa Demokratike Shqiptare mori 0.1 për qind të votave.

    Më herët u raportua se prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, pritet të jetë edhe njëherë deputet në Parlamentin e Serbisë.

    Ndërsa, sipas këtyre rezultateve të cilat i transmeton Danas, nga partitë e pakicave të tjera në Serbi, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës ka marrë 1,6 për qind; Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – një për qind; “Së bashku për Vojvodinën” 0,7 për qind; SDA Sanxhaku 0,5.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!