Deklarata e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviq, ku akuzoi DPS’në dhe iniciuesit e mosbesimit për urrejtje ndaj tij vetëm për faktin se është shqiptar, ka ngjallur reagime të shumta në seancën e Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të DPS-së, Danijell Zhizhkoviç, tha se Abazoviq po manipulon me këtë deklaratë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Po manipulon me deklarime se disa njerëz të urrejnë se je shqiptar”, i tha Zhizhkoviç.
Sipas Zhizhkoviç, puna shtetërore nuk ka të bëjë aspak me urrejtje mirëpo me sjelljet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor.
“Ju [kryeministër Abazoviç] flisni për urrejtje, ju e perceptoni keq punën shtetërore, nuk është kjo as dashuri e as urrejtje, por është qëndrim i përgjegjshëm ndaj interesave kombëtare dhe sjellje në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor, njeriu i parë i qeverisë duhet të sillet në këtë mënyrë, pikë së pari për mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Zhivkoviç. /Reporteri.net/.
https://reporteri.net/lajme/live-nis-seanca-per-rrezimin-e-qeverise-abazovic-ju-pengon-fakti-se-jam-shqiptar-deputeti-i-sdp-se-kerkoni-falje-per-deklaraten-jam-mysliman-e-boshnjak-se-urrej-aske-ne-baza-naciona/