Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka deklaruar se pandemia e coronavirusit ka shumë pak gjasa të zhduket sikurse në rastin e sëmundjes SARS, e cila ishte përhapur gjatë vitit 2002-2003.
Ai u shpreh se tashmë sëmundja e COVID-19 ka pësuar shtrirje globale, derisa përmendi edhe rritjet e fundit të rasteve në botë.
“SARSI kishte vetëm 8,000 raste në botë. U tërhoq pas një periudhe të shkurtër duke shkaktuar vdekjen e 10 për qind të të prekurve. Por, shumë vështirë është të zhduket SARS-CoV-2 sikur SARS, sepse tashmë kemi shtrirje globale dhe vetëm brenda një dite patëm rekord të personave të infektuar me 350,000 raste”, u shpreh mikrobiologu për Telegrafin.
Ai mes tjerash u shpreh se njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me virusin si dhe të fokusohen tek zbatimi i masave parandaluese për t’u mbrojtur nga sëmundja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.