×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Rama e sheh “Rrugën A” si kryeprojekt të Prishtinës, ankohet ndaj personave që po flasin pa logjikë

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 23:34

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ka numër të madh projekteve të mira që i ka nisur, por ka shtuar se “Rruga A” është projekti kryesor.

    Në emisionin “DPT Te Fidani”, Rama ka thënë se “Rruga A” do ta zgjidh problemin e trafikut.

    “Kemi numër të madh të projekteve që jemi duke i bërë. Një gjë që nuk ka ndodhur është Rruga A. Që i hap rrugë të madhe kryeqytetit për të zgjidhur problemin e trafikut. Nënkalimi i ‘Agim Ramadanit’, i kemi disa probleme me institucionet dhe po u themi mos e ndalni projektin”, ka thënë Rama.

    Ai ka përmendur edhe platformën që e lidh Pallatin e Rinisë me Arbërinë.

    “Janë shkollat, janë një numër i madh i projekteve. Transformimi i hapësirave publike”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

    Ka shtuar se nuk është penalizuar që është anëtar i LDK-së, por është ankuar për personat jokontruktiv që po flasin pa logjikë

    “Nuk mendoj se më ka penalizuar që nuk jam anëtar i LDK-së. Unë jam këtu për t’i ndihmuar kryeqytetit sepse e kam këtë profesion, aspektin e arkitekturës dhe urbanizmit. Analiza dhe fizibiliteti nuk kanë ekzistuar përpara, por tash po i bëjmë”, ka thënë Rama.

    “Tash kemi projekte dhe nuk do të kemi boll buxhet për të gjitha projektet. Qasja jokonstruktive e personave të ndryshëm, ku nuk hyn në pah logjika. Ju mund ta diskutoni një gjë me fakte, dhe vjen dikush të flet për gjëra abstrakte. Kjo është befasi për mu që një asamblist apo është lider i një grupi, fillon të flasë në abstrakt. Nuk flet për gjëra praktike”, ka thënë veç të tjerash Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!