×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Jemi deshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në territorin e Kosovës

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 10:58

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me kabinetin e tij do të zhvillojë vizitë një ditore në Kosovë bashkë me kabinetin e tij.


    Rama u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Kurti, derisa tani kanë folur edhe para medieve, raporton Reporteri.net.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se tha se sot jemi deshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në territorin e Kosovës.

    Tutje ai shtoi se madje Qeveria paguan edhe faturat e serbëve në Kosovë, që nuk ndodh askund në Ballkan e në botë.

    “Një nga përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e OKB do të jetë pikërisht nxitja e njohjes nga të gjithë, e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës. Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet ta njoh, dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit të dialogut, sot jemi deshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në territorin e Kosoves. Ato nuk mbrojne qytetarë serbë në veriun e Kosovës. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria e këtij shteti, si askujt askund, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, tha Rama para medieve.

    Agjenda e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë:

    08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

    09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

    10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

    11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

    12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

    12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

    12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

    13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

    15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!