×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama kritikon Kosovën para Merkel: Po bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan’

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 15:39

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka folur edhe për ‘Ballkanin e Hapur’ në konferencën e përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


    Rama ka thënë se kjo nismë është ndërmarrë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit, teksa tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi, por po bën teori konspiracioni, shkruan Reporteri.net.

    “Kancelaria me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që të 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për Tregun e Përbashkët. Procesi i dakordësimit me vendeve është i ngatërruar. Shpeshherë një vend apo një tjetër bëhet shkak që të gjithë të ngecin, prandaj Ballkani i Hapur është krijuar kjo për të përjashtuar njeri, por për të ecur përpara duke pasur parasysh procesin e Berlinit. Dy gjëra ka 4 liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe investimet që vijnë nga paketa e KE.

    Ne duam të ecim më shpejt, dhe një nga pengesat është që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se kishte paragjykimin se lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Fatekqësisht Kosova nuk e shfrytëzon këtë por bën teori konspiracioni. Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit,” tha Rama. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!