Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai ka uruar besimtarët myslimanë për një festë të begatshme dhe harmoni në familjet e tyre.
“Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme, sakrificën, përkujdesjen për ata që kanë nevojë të ju qëndrojmë pranë, duke ju ofruar dashuri, kujdes e respekt. Të jemi për njëri – tjetrin, t’i ndajmë gjërat bashkë e të kujdesemi, sakrifikojmë për më të mirën, për ne, vendin tonë!”, ka uruar Rama në Facebook.