Masat e sigurisë për kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë, u aplikuan në nivelin maksimal, si asnjëherë më parë gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë.
Rama që nga arritja në Prishtinë, dhe fillimi i agjendës së tij të takimeve, është raportuar të ketë mbajtur në trup jelekun anti-plumb.
Ai sot është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur veshur antiplumb, por nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, shkruan Reporteri.net.
“Dje nuk e aprovoj dot, sot ja u kisha aprovuar me qef. E dini që nuk e kam problem trupin tim. Këto janë nivele, aman lërëmeni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut, na duhet edhe Saliu në këtë betejë, nuk dua te kem as me Saliun asnjë replikë, Antipulmb çfarë muhabete”, tha Rama. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.