×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Serbia nuk ka asnjë drejte t’i kthej targat e automjeteve, mizën po e bëjnë buall

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 11:09

    Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Rama ka folur edhe për masën e vendosur, reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.


    Rama tha se Serbia po e bëjnë mizën – buall, e ku në fakt po zbatohen një marrëveshje reciprove e të dy vendeve, transmeton Reporteri.net.

    “Serbia nuk ka asnjë drejte t’i kthej targat e automjeteve, në një përditshmëri konfliktuale ku mizën po e bëjnë buall. Në fakt po zbatohet një marrëveshje reciproke, dhe në anën tjetër, qëndrimin tonë se askush nga partnerët nuk e diskuton domosdoshmërinë e reciprocitetit të targave”, tha fillimisht Rama.

    “Qeveria e Shqipërisë e ndan bindjen se tani problemi duhet zgjidhur me dialog, janë të gjitha mundësitë, duke shmangur ngrirjen e konfliktit. I takon Qeverise së Kosovës se si do ta trajtojnë me tej në aspektin strategjik këtë situatë, për ta çuar dialogun në një nivel të ri me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”

    “Aplikimi i reciprocitetit të targave është marrëveshje e arritur me kohë mes të dyja qeverive respektive. Shqipëria e gjykon të qartë dhe të drejtë, qysh nga çasti i parë kur u shfaq”, tha Rama në konferencë për medie./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!