Pas nënshkrimit të 14 marrëveshjeve, kryeministrat Rama dhe Hoti, kanë dalë në një konferencë për media.
Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se Shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë, duke marrë në mbrojtje edhe një herë marrëveshjen dhe duke i bërë apel Kosovës që t’i bashkohet tashmë, kjo edhe pas kërkesë së SHBA-së.
“Më vjen mirë që sot jam posaçërisht me Avdullah Hotin, i cili me mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetvënë të Kosovës, duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar qysh në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut dhe përkatësisë së patundur në familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me BE-në dhe SHBA-të”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, vlerësoi takimin e dy qeverive në Tiranë dhe marrëveshjet që u nënshkruan mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.