I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, njofton për takimin e zhvilluar me Komandantin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Kolonel Fahredin Verbovci, dhe komandantët e tri stacioneve policore të kryeqytetit.
Sipas Ramës takimi është zhvilluar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.
“Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Ramës
Gjithashtu, Rama përmes postimit thotë se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të jetë prioritet.
“Unë zotohem se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës do të jetë ndër prioritetet e zyrtarëve komunalë. Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar i pari i Prishitnës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.