×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramabaja: PDK-në dhe një pjesë të LDK-së i udhëheqë Elmi Reçica

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 20:54

    Profesori Sadri Ramabaja ka folur për opozitën në vendin tonë. Ramabaja tha se është Elmi Reçica ai i cili udhëheq PDK-në dhe një pjesë të LDK-së. Tha se në Kosovë s’ka opozitë.

    “Për mua si njohës i mirë i që të tri këtyre formacioneve që defakto për shumë çka janë një dhe është marrë që del me emrin lëvizja për Republikën ose me çfarëdo emri tjetër, sepse është një e djathtë që ka një specifikë sepse liderët e tyre defakto s’janë liderët realë. Personi që ishte në Zvicër për shembull është ai që defakto drejton Partinë Demokratike. Është fjala për Elmi Reçicën”, tha Ramabaja në Pressing në T7.

    “Unë mendoj se ai e udhëheq komplet Partinë Demokratike madje dhe një pjesë të LDK’së. Ky është fenomeni i opozitës sot, prandaj është problematike sepse defakto ende s’kemi opozitë”, shtoi Ramabaja.

    “Opozitë në Kosovë s’kemi ende”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!