Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani pas lehtësimit të masave të marra sot nga qeveria ka folur edhe për gjendjen momentale me pandeminë coronavirusin.
Ai tha se kufizimet kanë pasur efektin e duhur dhe kanë shpëtuar jetë, shkruan Reporteri.net.
“Kjo ka bërë të mundur që t’i tejkalojmë këto vështirësi, por jemi në përfundim të lakores, në rënie që e ka një bisht epidemik që akoma do të zgjas disa javë, apo disa muaj. Në bazë të masave që i kemi ndërmarr kjo fazë mund të mos shfaqet apo të shfaqet me intensitet të ulët. Ne jemi të gatshëm që prapë të ruajmë vitalitetin e popullatës, në shfaqjen eventuale të rasteve”, tha ai./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.