×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i IKPSH-së tregon nëse do të shfaqet faza e dytë me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 18:28

    Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani pas lehtësimit të masave të marra sot nga qeveria ka folur edhe për gjendjen momentale me pandeminë coronavirusin.


    Ai tha se kufizimet kanë pasur efektin e duhur dhe kanë shpëtuar jetë, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo ka bërë të mundur që t’i tejkalojmë këto vështirësi, por jemi në përfundim të lakores, në rënie që e ka një bisht epidemik që akoma do të zgjas disa javë, apo disa muaj. Në bazë të masave që i kemi ndërmarr kjo fazë mund të mos shfaqet apo të shfaqet me intensitet të ulët. Ne jemi të gatshëm që prapë të ruajmë vitalitetin e popullatës, në shfaqjen eventuale të rasteve”, tha ai./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!