×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Komuniteti serb ndihet rahat me FSK-në, pavarësisht presioneve nga Beogradi

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 10:03

    Viteve të fundit, pjesëtarë të shumtë të komunitetit serb i janë nënshtruar një presioni të madh për largimin e tyre nga ky institucion.


    Vitin e kaluar dhjetëra pjesëtarë serb ishin detyruar ta lëshonin FSK-në, si shkak i presionit që u bëhej nga Beogradi, ndërkaq këtë vit po shihet një trend i ri i përfshirjes në institucionet e sigurisë së Kosovës nga komunitetet, gjegjësisht nga ata serb.

    Zëvendësministri i në largim i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha për IndeksOnline se pavarësisht presioneve nga Beogradi, pjesëtarët serb ndihen rahat në instuticionet tona të sigurisë.

    “FSK është përfaqësuese dhe kredibile. Është institucion që po vazhdon transformimin në rrugë të mbarë. Për këtë, jo vetëm që ka mbështetje institucionale, por mbi të gjitha ka përkrahje të fuqishme popullit të Kosovës. FSK jo rastësisht është institucioni më I besuar në qytetarëve të Kosovës për gati një dekadë me radhë. Në periudhën e tranzicionit të FSK-së, jemi në rrugë të mbarë e të sigurt për të arritur gradualisht planin e transicionit, ashtu sikurse është paraparë dhe dakorduar me partnerët. Gjatë vitit 2019, Forca jonë ka rekrutuar gati 1 mijë ushtarë të rinj. Ata dhe ato janë nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Pavarësisht presioneve të jashtme armiqësore, komuniteti serb në Kosovë ndihet rehat me FSK-në”, tha Ramadani.

    Javën e kaluar, rreshtave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i janë bashkuar rreth 337 ushtarë të rinj, menjëherë pas trajnimit bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!